Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Greqi, 1 maji u regjistrua si më i ftohti në 70 vitet e fundit

schedule17:18 - 2 Maj, 2026

schedule 17:18 - 2 Maj, 2026

Dita e 1 majit më e ftohtë në 70 vitet e fundit u regjistrua në Greqi, veçanërisht për shkak të erërave veriore dhe shiut, sipas meteorologut Panagiotis Giannopoulos, i cituar sot nga disa media greke.

“Në vitin 1987, temperatura në Athinë ishte 17 gradë Celsius, në vitin 1944 ishte 16 gradë, dhe këtë 1 Maj, ishte 14 gradë, rekordi më i ulët në 70 vjet”, shpjegoi meteorologu për median greke ”Ta Nea” dhe faqen e internetit in.gr.

Të shtunën, reshje dëbore u vunë re edhe në disa rajone malore të vendit, si në veri pranë Serres dhe në Arcadia, në Peloponez.



Sidoqoftë, vala e të ftohtit nuk pritet të zgjasë, sipas parashikimeve të motit, pasi temperaturat pritet të kthehen në normale për sezonin, mbi 20 gradë Celsius, duke filluar nga java e ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!