Takimi i 13 i komitetit parlamentar të MSA-së BE-Shqipëri në Bruksel u hap me përplasje midis kryetares së delegaconit, Monica Macovei dhe deputetëve të opozitës. Thelbi i përplasjes ishte bashkëdrejtimi i seancës nga Taulant Balla, mbi të cilin deputë të opozitës konsiderojnë se rëndojnë disa akuza. Ata kanë bojkotuar sallën, ndërkohë që takimi në Parlamentin Europian ka vazhduar pa prezencën e tyre. Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein i ka ftuar deputetët e opozitës të paraqisin provat në Prokurori, ndërkohë që Monica Macovei ka shprehur keqardhje për bojkotin e opozitës.
Knut Fleckenstein, eurodeputet: “Unë nuk jam prokuror, nuk jam polic, nuk jam gjyqtar. Ndoshta mund ta besoj se zoti Balla është një djalë i keq, ose jo. Mund të besoj të tjera histori, ose jo. Ajo për të cilen kemi nevojë janë provat. Ne kemi nevojë për prova dhe Prokuroria ka nevojë për prova. Nëse ka diçka, atëherë Partia Popullore ka krejtësisht të drejtë sëbashku me partinë demokratike dhe do të na duhet të komunikojmë se si do përballemi me këtë. Kërkesa ime për Partinë Demokratike është të bëjnë punën e tyre. Të shkojnë në Prokurori për të siguruar se të gjitha historitë që marr me shkrim ose me zë do trajtohen seriozisht dhe nëse ka diçka të vëretetë, ju mund të jeni të sigurtë se jo vetëm raportuesi, port ë gjithë kolehët do ta trajtojnë çështjen si duhet. Nuk është se nuk ju besojmë, por nuk na lejohet t’ju besojmë nëse s’e filloni procedurën normale.
Monica Macovei, eurodeputete: Koha kur gabimet e një pale mbroheshin nga grupimet e tyre simotra europiane ka marrë fund. Grupimet ose partitë paneuropiane nuk mund të mbulojnë gabimet e partitve të një shteti joanëtar ose edhe të një shteti anëtar kur ato janë kundër vlerave europiane, kur ato dhunojnë shtetin ligjor, bojkotojnë parlamentin. Ne flasim për dialog politik konstruktiv. Ku është? Pse braktisje që në fillim me një deklaratë të shkruar paraprakisht?
Pasi kanë vlerësuar fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi, përfaqësues të Komisionit Europian dhe aksionit të jashtëm të Bashkimit Europian kanë vendosur theksin te përpjekjet që duhet të bëë Shqipëria për përmbushjen e 5 kritereve për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE
Clive Rumbold, EEAS: “Mos harrojmë kriteret e tjera të reformës së drejtëisë që janë të rëndësishme për shtetet anëtare po fillon të ofrojë rezultatet e tij të para. Organet e reja të sistemit të drejtësisë duhet të ngrihen sa më shpejt të jetë e mundur siç është parashikuar në Kushtetutë Siç u nënvizua edhe nga përfaqësuesi i Komisionit Europian,zoti Kalen, shkolla e magjistraturës është thelbësore për ta bërë sistemin efikas. Edhe pse reforma e drejtësisë luan rol të rëndëisshëm në luftën kundër krimit të organizuar, ne duam të shohim më shumë aksion dhe gjurma provash në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe duam t’i shohim ato tani. Gjithashtu kërkohet reforma zgjedhore përmes zbatimit të rekomandimeve të ODHIR. Reforma të tjera si ajo e pronave, çështja e të drejtat e njeriut dhe çështja e minoriteteve janë gjithashtu të rëndësishme.
Takimet parlamentare në kuadrin e marrëveshjes së stabilizim-asocimit kanë njohur shpesh debate të ashpra midis deputëtevë të mazhorancës dhe opozitës dhe delegacionit të Parlamentit Europian dhe kanë mbaruar disa herë edhe pa deklaratë të përbashkët. /abcnews.al
Gazetare e ABC News: Erisa Zykaj