Gjykata jep vendimin për 7 arrestimet e bujshme në Vlorë

schedule10:00 - 21 Tetor, 2019

schedule 10:00 - 21 Tetor, 2019

Gjykata e Vlorës cakton masën e sigurisë, “Arrest në burg”, për shtatë personat arrestuar në operacionin e koduar “Vjeshta” nga policia e Vlorës.  Të shtatë personat, u arrestuan ditën e enjte, pas një aksioni të policisë së Vlorës, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe prokurorinë e Vlorës. Gazetari Elton Nikaj bën me dije për abcnews.al se aksioni është realizuar pas një hetimi 6 mujor nga prokuroria dhe policia e Vlorës.

Nga ky operacion u arrestuan shtatë persona:

-Çerçiz Velaj 33 vjeç, banues ne fshatin Lapardha të Selenicës,

-Enton Likaj 28 vjeç, banues në fshatin Kotë të Selenicës,

-Daniel Nikaj 22 vjeç banues në fshatin Mazhar të Selenicës ,

-Altin Veizaj 37 vjeç banues në Vlorë ,

-Antonio Veizaj 27 vjec, banues në Vlorë ,

-Marjo Veizaj dhe

-Romeo Likaj 29 vjeç banues në fshatin Lapardha të Selenicës.

Ata akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Relator i çështjes ka qenë gjyqtari Arqile Basho, ndërsa masa e dhënë për të shtatë personat është “arrest në burg.

Në operacionin e koduar “Vjeshta” nga policia e Vlorës u arrestuan shtatë persona, ndërsa tre të tjerë u shpallën në kërkim./abcnbews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!