Operacioni “Preçizion”/ Sekuestrohet drogë e armë, 18 në pranga

schedule13:50 - 12 Maj, 2018

schedule 13:50 - 12 Maj, 2018

Drogë, armë të llojeve të ndryshme dhe 18 persona në pranga është rezultati i operacionit të gjerë të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjatë këtij operacioni të quajtur “Preçizioni” u godit ky grup kriminal, që dyshohej se vepronte në linjat e trafikimit të heroinës mes vendeve të BE, si dhe trafikimin e kokainës nga vendet e Amerikës Latine.

Një muaj pas arrestimit në Turqi të Met Kananit, i cilësuar si “Baroni i drogës” policia arreston edhe anëtarët e tjerë të grupi të strukturar kriminal.

Policia e shtetit dha detaje lidhur me operacaionin e koduar “Precizioni”, ku u prangosën 18 persona në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër.

Sipas drejtorit të Departamentit të policisë Kriminale, Eduard Merkaj, pjesëtarë të këtij grupi operonin në disa shtete të BE-së për trafikimin e drogave të forta, por edhe në Turqi, e Maqedoni.

Merkan pohoi se një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së.

“Në kuadër të veprimeve hetimore, me autorizim të Prokurorisë për Krime të Rënda, është shkëmbyer informacion me autoritetet policore të Greqisë, Turqisë, Maqedonisë, Italisë me ndërmjetësimin e DEA-s, SELEC dhe oficerëve të kontaktit të vendeve respektive ku janë realizuar me sukses një sërë operacionesh policore dhe konkretisht:

Nga kryerja e aktivitetit kriminal të këtij grupi dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale me autoritetet e Hetimit Penal në Rajonin e Atikës në Greqi, më datë 4 prill 2017, është bërë arrestimi i shtetasve shqiptarë”.

Këtij grupi kriminal iu është sekuestruar sasi të mëdha Kanabisi, Heroine dhe kokainë, në Shqipëri, Turqi, Greqi dhe Italia.

E pranishme në koferencë për shtyp ishte edhe prokurorja e krimeve të rënda, Elisabeta Imeraj, e cila theksoi se hetimet vijojnë për venien para përgjegjësisë penale të disa shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Imeraj nuk preferoj të përgjigjej kur u pyet nëse do të kërkoj ekstradimi drejt vendit tonë të Kreut të grupit kriminal i cili u prangos në Turqi rreth një muaj më parë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!