Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni në Fushë-Krujë/ Dalin pamjet, çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit dhe lidhja me atentatin në Rinas

schedule10:05 - 14 Nëntor, 2025

schedule 10:05 - 14 Nëntor, 2025

FUSHË KRUJË – Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në rrethin e Krujës, në kuadër të zbardhjes së autorëve dhe rrethanave të ngjarjes së 12 nëntorit 2025, e ndodhur pranë rrethrrotullimit të Rinasit.

Gjatë kontrolleve të kryera në një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, u zbulua një arsenal të madh armësh, lëndësh plasëse dhe municionesh, përkatësisht:

  • 3 kallëpë tritoli;

  • 12 granata dore sulmuese;

  • sasi lëndësh plasëse të gatshme për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë (mina);

  • 3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;

  • 4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;

  • 6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

  • 2 kg e 25 gramë cannabis.

Pas gjetjeve të bëra, u shpall në kërkim pronari i banesës, 48-vjeçari Ylli Zalla. Policia po punon intensivisht për kapjen e tij, si dhe po heton për të përcaktuar nëse ai ka lidhje me ngjarjen e ndodhur pranë rrethrrotullimit të Rinasit.

Në Rinas u ekzkeutua me armë zjarri Gilmando Dani, mik i Emiliano Shullazit, ndërsa mbeti i plagosur agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!