Operacioni ndërkombëtar i drogës me 55 të arrestuar, kontrolle në disa qytete në Shqipëri

schedule10:07 - 9 Mars, 2021

schedule 10:07 - 9 Mars, 2021

Në kuadër të një operacioni ndërkombëtar antidrogë ku është bërë i mundur shkatërrimi i grupit shqiptaro-nigerian dhe janë arrestuar 55 personave mes të cilëve 27 shqiptarë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni policia ka arrestuar 5 shqiptarë në Vlorë.

Ndër të tjera mësohet se kontrolle në kuadër të këtij operacioni përveç Vlorës, po zhvillohen në Elbasan, Durrës, Fier dhe Tiranë.

LEXO EDHE: Shkatërrohet grupi shqiptaro-nigerian i drogës, 55 të arrestuar, mes tyre 27 shqiptarë

Operacion ndërkombëtar anti-drogë sipas mediave italiane është zhvilluar në  Vlorë, Këln dhe Romë, 55 të arrestuar, mes tyre 27 shqiptarë, , 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 gambian./abcnews.al