Operacioni me 37 të arrestuar, Soreca: Brilant, lufta kundër krimit të organizuar është një përparësi

schedule13:10 - 30 Qershor, 2020

schedule 13:10 - 30 Qershor, 2020

Ambasadori Luigi Soreca ka përgëzuar Policinë e Shtetit për bashkëpunimin që ka patur me organet e drejtësisë italiane në finalizimin e operacionit me 37 të arrestuar.

Përmes një statusi në Twitter, Soreca shkruan se ky operacion ishte brilant dhe se lufta kundër krimit të organizuar duhet të jetë me përparësi në mënyrë që Shqipëria të vijojë rrugën drejt Europës.

“Operacion brilant kundër trafikut ndërkombëtar të drogës të kryer nga prokuroria italiane, forcat e policisë SPAK dhe Policia e Shtetit me mbështetjen e Eurojust. Lufta kundër krimit të organizuar është një përparësi kryesore për Europën dhe Shqipërinë, sidomos për rrugën e kësja të fundit drejt anëtarësimit”, shkruan Soreca./abcnews.al