Policia Kufitare e Vlorës, Delta Force, në bashkëpunim me policinë italiane vazhdojnë kërkimet në det për personat, të cilët rezultojnë të humbur. Për 32-vjeçarin Ksandro Imeraj po bëhen monitorime nga ajri, ndërsa operacionit i janë bashkuar edhe familjarë të tij.
Ndërkohë policia lokale nuk ka arritur të identifikojë autorin e letrës së gjetur në varkë, mesditën e së martes në plazhin e Zvërnecit. Ksandro Ymeraj rezulton i zhdukur prej disa ditësh teksa është larguar drejt Italisë me një mjet lundrues tip “Jet Sky”. Ndërkohë për personin e dytë që rezulton i humbur nuk ka informacione për vendodhjen dhe fatin e tij./abcnews.al