Operacion policor kundër trafikimit të qenieve njerëzore, mbi 40 udhërarreste të lëshuara

schedule10:39 - 17 Mars, 2018

schedule 10:39 - 17 Mars, 2018

Prej disa orësh Policia e Shtetit po zhvillon një megaoperacion për goditjen një grupi kriminal të shtrirë në disa qytete të vendit.

Grupi i identifikuar nga hetimet disamujore të Prokurorisë për Krimet e Rënda në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë partnere dyshohet se ishte i angazhuar në trafikun e jashtëligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë kundrejt vlerave monetare që shkonin deri në 20-25 mijë dollarë amerikanë.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata për Krimet e Rënda ka lëshuar mbi 45 urdhër arreste, një pjesë e të cilëve janë ekzekutuar.

Sipas burimeve, mes të dyshuarve janë edhe katër punonjës policie, të cilët ushtronin detyrën në pikëkalimet kufitare të Qafë Thanës dhe Hanit të Hotit.

Burime theksuan se klandestinët fillimisht udhëtonin në vende të rajonit, ku u siguroheshin pasaporta të falsifikuara, me të cilat udhëtonin drejt SHBA.

Operacioni policor për arrestimet është shtrirë në Tiranë, Shkodër, Dibër, Lezhë dhë Korçë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!