Operacion në zemër për ish-presidentin italian Napolitano

schedule10:31 - 25 Prill, 2018

schedule 10:31 - 25 Prill, 2018

Xhorxho Napolitano, ish presidenti i Italisë ndodhet në terapi intensive, pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Mjekët janë shprehur optimistë për shërimin e tij, por theksuan se mosha e tij 93 vjeçare do të ndikojë.

Ish-presidenti Italian Xhorxho Napolitano i është nënshtruar njëndëhyrjeje të papritur kirurgjikale në zemër. Sipas mjekëve operacioni është kryer me sukses dhe 93 vjecari është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Napolitano është shtruar në një spital në Romë dje aktualisht ndodhet në terapi intensive. Mjekët u shprehën  optimistë dhe pse theksuan se mosha e tij do të ndikojë në kohën e shërimit.

Sipas mediave italiane që citojnë burime të spitalit ish presidenti ka qenë i vetëdijshëm në momentin që ka hyrë në sallën e operacionit, madje ka inkurajuar dhe ekipin mjekësor për ndërhyrjen kirurgjiale. Detaje të tjera për gjendjen shëndetësore të tij do të publikohen në momentin që do të dalë nga terapia intensive. /abcnews.al