Vdekja e ish-Presidentit Napolitano, Veliaj mesazh në Librin e Ngushëllimeve: Mik dhe mbështetës i përhershëm i Shqipërisë

schedule19:56 - 26 Shtator, 2023

schedule 19:56 - 26 Shtator, 2023

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën italiane në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Giorgio Napolitano.
I shoqëruar nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci , Veliaj la edhe një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës.

“Sot në Ambasadën Italiane në Tiranë, shpreha ngushëllimet e mia për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Giorgio Napolitano. Napolitano ka qenë një mik i mirë i shqiptarëve dhe një mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në BE. U prehsh në paqe”, shkruan Veliaj.