Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Armë pa leje dhe lojëra fati/ Tiranë, 7 të arrestuar në dy operacione në një ditë

schedule11:05 - 19 Maj, 2026

schedule 11:05 - 19 Maj, 2026

7 persona kanë rënë në pranga pas 2 operacioneve në lidhje me goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit.

Sipas policisë së Tiranës, mes të arrestuarve është dhe  një 25-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

I riu është identifikuar si Klodian Mustafa ai u arrestua në rrugën “Myslym Keta” nga blutë e Komisariatit Nr. 4. Dhe gjatë një kontrolli në automjetin që ai drejtonte ku, u gjetën 2 armë zjarri automatike me municion.



Sipas informacioneve i riu i kishte sjellë armët e zjarrit nga qyteti i Sarandës me qëllim shitjen në kryeqytet. Vlera e tyre arrinte shumën 800 euro secila.

Ndërkohë pak kohë më parë kryepolici, Skënder Hita u dha porosi e ultimatum vartësve të tij të godasin paligjshmëritë kryesisht armëmbajtjen pa leje por edhe shpërndarjen e lëndëve narkotike sidomos atë në shkolla.

Në një telegram dërguar të gjithë komisariateve e drejtorive vendore të policisë në vend, Hita thekson se duhen marrë masa urgjentë për të goditur këto paligjshmëri, teksa paralajmëron hetime për efektivët  të cilët nuk do arrijnë të kryejnë siç duhet detyrën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!