Finalizohet një tjetër operacion antidrogë nga drejtoria vendore e policisë së juglindjes. Operacioni u zhvillua gjatë natës së djeshme në Korçë.
Gazetari Roland Beqiraj raporton për ABC News se nga ky operacion janë shoqëruar dhjetëra persona në ambientet e drejtorisë, ndërsa në pranga kanë rënë 8 prej tyre.
Gjatë aksionit, janë kontrolluar dhjetëra banesa dhe lokale në Korçë, ndërsa nga policia u arrit të kapeshin shtetas që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike.
Burime bëjnë me dije se u sekuestruan rreth 300 gr kokainë, 5 kg cannabis, po ashtu telefona, peshore, automjete si edhe sasi në euro dhe lek.
Detaje të mëtejshme nga operacioni priten të zbardhen në vijim edhe nga komunikata zyrtare./abcnews.al