ONM i kërkon komisionerëve publikë të ankimojnë vendimet e KPK

schedule15:03 - 9 Gusht, 2018

schedule 15:03 - 9 Gusht, 2018

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandon Komisionerëve Publikë ankimimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për dy vendime të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykates Administrative, Gentian Medja si dhe të prokurorit të Krimeve të Rënda Gentian Osmani.

Sipas raportit të ILDKP-së, gjyqtari Medja ka depozituar raportime të sakta pasurie, pa fshehje dhe deklarime të rreme. Edhe pas hetimit të pavarur të KPK-së, rezulton se nuk ka pasuri të paluajtshme të padeklaruara dhe pasaktësi në llogaritë bankare.

Por sa i përket aftësisë profesionale, gjyqtari nuk ka respektuar afatet ligjore të çështjeve, i mungojnë procesverbalet dhe ka parregullsi në njoftimin e palëve. Gjyqtari Medja i ka justifikuar këto parregullsi me faktin që Gjykata Administrative, që në momentin kur u krijua u përball me fluks të lartë.

Ndërsa për zv.drejtuesin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Gentian Osmani, KPK konstatoi disa probleme me justifikimin e shpenzimeve të tij, por gjithsesi  e konfirmoi në detyrë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!