Omicron “shpërthen”, pas Britanisë e Greqisë, një tjetër vend shënon rekord rastesh

schedule20:47 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 20:47 - 28 Dhjetor, 2021

Pas Britanisë së Madhe e Greqisë edhe Franca ka shënuar rekord infektimesh ditën e sotme.

Rekordi i ri në Franca është me 179,807 infeksione në një periudhë 24-orëshe, deri tani numri më i madh i regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë. Rekordi i mëparshëm ka qenë me 104,611 infeksione dhe u regjistrua të shtunën.

Pavarësisht shpërthimit të virusit, numri i pacientëve në spitale nuk është alarmant. 3,416 persona (+83) po trajtohen në reparte të kujdesit intensiv , ndërsa në fillim të prillit 2020 numri i tyre i kaloi 7,000.

Të hënën, qeveria franceze njoftoi një sërë masash të reja për të frenuar përhapjen e variantit Omicron, si përdorimi i detyrueshëm i maskës në ambiente të jashtme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!