Mjeku shqiptar që punon në Madrid, Kita Sallabanda i ftuar ditën e sotme në “ABC LIVE” u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen si rruga e vetme për të shpëtuar nga koronavirusi dhe variantet e reja, i fundit Omicron, që përhapet me shpejt, por kalohet më lehtë nëse keni injektuar njërën nga dozat.
“Omicron është më infektues se Delta. Në Spanjë kemi filluar dozën e tretë, prandaj rruga më e mirë është vaksinimi. Edhe nëse nuk na mbron nga infektimi do të na mbrojë nga agraviteti i sëmundjes. Sot u botua një studim në Spanjë, ku fruthi ka qenë dominues dhe zgjidhja u bë me vaksinim dhe vaksinat e para që u prodhuan nuk kishin efikasitet, por në vitet ’60 u zhduk dhe njerëzit ishin të ndërgjegjshëm që ta bënin.
Me rritjen e numrit të vaksinimit po bie numri i sëmundshmërisë së lartë dhe infektimeve. Edhe me COVID-19 rruga e vetme është vaksinimi. Omicron ka vërtetuar riinfektimin edhe te ata që e kanë kaluar dhe që kanë bërë vaksinat dhe ky është kapaciteti ngjitës, por nuk ka atë agravititet. Ata që janë në spitale janë ata që nuk janë vaksinuar. Do të kemi vaksinime cdo 6 muaj apo një vit, deri kur të zhduket” tha ai.
Mjeku virolog Alban Domi në një lidhje me “Skype” nga SHBA-ja tha se Omicron është dy herë më ngjitës se Delta, por “shihet një klinikë më e lehtë”. Ai nuk beson se COVID-19 do të zhduket. “E para covid nuk do të zhduket, por që do të kthehet në endemi nga fundi i 2023-shit në botë dhe në Europë në fund të 2022-shit. Nuk mendoj se ky virus do të zhduket ndonjëherë”. Përsa i përket vaksinave, ai beson më shumë te “AstraZeneca, sepse nxit më shumë qelizat”.
Por cfarë është vaksina e re, Novavax që pak ditë më parë miratoi OBSH? “Është me bazë proteinike që do të thotë që proteina “S” prodhohet në laborator dhe në kombinim me disa elementë të tjerë lipidik, kjo transmetohet në organizëm. Futet proteina e prodhuar e gatshme për të prodhuar përgjigjet imunitare”.
Alban Domi është kundër injektimit të doza dozave. “Me dozën e katërt nuk shihet një ristimulim i sistemit umunitar, por rënie. Shumëfishimi i dozave për momentin në disa grupe moshash unë e rekomandoj, por unë për moshat e reja dhe të shëndetshme kam besim të plotë te vaksinat ekzistuese me dy doza. Vërtetë që mbrojtja imunitare do të jetë më e ulët, por nëse do të infektohem do të kem një sëmundje të lehtë dhe për këtë arsye vaksina duhet bërë, por nuk jam ‘partizan’ për vaksinën përforcuese” deklaroi ai./ Abcnews.al