Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Oltsen Gripshi tragjedinë e kthen në një vepër arti, u jep vlera muzeale sendeve që la pas tërmeti

schedule19:58 - 4 Shkurt, 2021

schedule 19:58 - 4 Shkurt, 2021

Nga Leontina Nika 

Ka zgjedhur katër stinët , si Vivaldi , në muzikë, Oltsen Gripshi e sjell me gjuhen e artit pamor, dramën e tërmetit të 2019.

Shkëndija i lindi herët ndikuar nga qyteti i tij i lindjes Durrësi  i cili u godit fort nga tronditjet e tërmetit, si  në aspektin social edhe atë psikologjik. Por artisti është përpjekur që anën e errët ta lë pas  duke përçuar  shpresën e dritën. 

“Padyshim që shkak fillestar i gjithë kësaj vepre është tërmeti i nëntorit të 2019, i cili na tronditi jo vetë fizikisht, por edhe nga ana psikologjike.”

Ekspozita nis me një vepër, që është jorgan i të ëmës shpëtuar nga rrënojat e shtëpisë që tashmë nuk është më.

“Një send tepër personal, familjar i nxjerrë nga konteksti dhe ndër të pakta sende të shpëtuar nën rrënojat e shtëpisë që tashmë nuk ekziston. Korbi si lajmëtar i mesazheve mes qiellit dhe tokës…”

Më pas rrugëton drejt stinës së pranverës, me simbolika të ngrohta dhe dallëndyshet. Stina e verës është mëshiruar përmes simbolikës së gjarprit, që shpesh ka konotacion negativ, por është simbol i pjellorisë. Thekson artisti. 

Përmbyllja vjen me instalacionin e vjeshtës, i cili është më lojcak.Në qendër përmes simboleve ai ç’kodon stinën e qenies. Ekspozita do të qëndrojë hapur në pavijonin e artit në Ministrinë e Kulturës deri në datë 28 shkurt. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!