Olli tregon pse kandidoi në Korçë: Nuk hyra për të qenë garniturë e zotit Filo

schedule17:42 - 27 Qershor, 2019

schedule 17:42 - 27 Qershor, 2019

Kandidati i Bindjes Demokratike për Bashkinë e Korçës, Leonard Olli, deklaroi këtë të enjte se është futur në garë për të fituar. Ai ishte i ftuar në studion e ABC News dhe theksoi se Bindja Demokratike ka hyrë me pretendime për të fituar dhe jo thjesht sa për të shërbyer si legjitimues i zgjedhjeve.

Ka qenë koha e shkurtër sipas Ollit ajo që nuk i dha mundësinë BD-së që të ketë kandidatë në çdo bashki të vendit. Është ky fakti që rrëzon çdo pretendim sipas tij që Bindja shërben si legjitimues i zgjedhjeve.

“Të paktën për aq sa më njihni nuk kam pranuar të hyj sa për garniturë as kur kam qenë jashtë tyre. Problemi është që unë nuk kam qenë nga ato natyra që jam mjaftuar me atë frazën e famshme se nuk jemi në konkurset e bukurisë ‘e rëndësishme është të marrësh pjesë’.  Ne kur hymë, hymë shumë serioz dhe me pretendimet për të fituar. Nuk shkova në Korçë për të qenë garniturë e zotit Filo as ndonjë Filoje tjetër. Hyra në Korcë sepse kam pasur me dhjetëra herë ftesën e miqve të mi dhe shumë bashkëqytetarëve të mi për të qenë në garë për bashkinë e Korçës, herë si anëtar i PD-së dhe në rastin konkret përtej të qenit anëtar i PD-së.

Beteja ime është për të marrë Bashkinë e Korçës jo për të marrë pjesë në garë dhe për t’u rritur në mënyrë elektorale. Po të ishte ashtu konkurronim vetëm në Këshillat Bashkiakë. Nuk kishim të nevojshëm të vinim emra të përveçëm. Koha e shkurtër në dispozicion na pamundësoi për të patur kandidat në çdo pjesë. Kjo. Kjo rrëzon çdo pretendimi që thotë se shërbejmë si legjitimues. Nëse do shërbenim si legjitimues do të kishim ndihmuar të plotësonim të 61 bashkitë që funksionojnë. Nuk ka qenë ky qëllimi, qëllimi ka qenë të bëjmë diferencën”, tha Olli./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!