Olli: Klasa politika ka dështuar me sukses për reformën zgjedhore

schedule23:09 - 25 October, 2019

schedule23:09 - 25 October, 2019

Anëtari i Bindjes Demokratike Leonard Olli ka folur në studion e Provokacijas për reformën zgjedhore. Ai ndan qëndrimin për një reformë të thellë, e cila duhet të ishte bërë që në vitin 2011.

“Vendi ka nevojë për një reformë të thellë zgjedhore për faktin e thjeshtë se pas 30  vitesh që kemi kaluar diktaturën komuniste ne vazhdojmë të flasim për reformën zgjedhore. Çdo dy vjet mendojmë që të bëjmë reformë zgjedhore ne kemi dështuar si klasë politike me sukses të plotë.

Duhet të ishte bërë më kohë të paktën ën 2011, është propozim i hershëm i OSBE ODIHR”.

Reforma e thellë, shpjegon Olli është ajo që ndan shtetin nga pushteti, prek kodin zgjedhor, dhe ligjin e financimit të partive.

“Prek nenet e kodit zgjedhor deri te ligji i financimit të partive politike, që nga ndryshimi i ligj epër reformën territoriale administrative dhe ligji për punonjësit e administratës publike përfshirja në fushatë. Reformë për të ndarë shtetin nga pushteti”.

Olli thotë se duhet forcuar dhe organi i KQZ për pavarësi në vendimmarrje.

“KQZ që në situatën që jemi sot është organ i tredhur se nga fillimi deri në fund të zgjedhjeve KQZ nuk ka asgjë në dorë

Duhet forcuar në kuptimin e pavarësisë në vendimmarrje dhe duke hequr administratën politike. Duhet transparenca për financimin e partive politike“. /abcnews.al