Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Olivier Giroud: Jam krenar për atë që ka bërë kjo skuadër

schedule22:43 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 22:43 - 10 Dhjetor, 2022

Franca arriti të mposhte me rezultatin 2 me 1, Anglinë në fazën çerek-finale, duke siguruar kështu, një biletë për në fazën gjysmë-finale të kompeticionit.

Disa fjalë pas ndeshjes i tha dhe autori i golit të dytë, Olivier Giroud, i cili e konsideroi përballjen me ishullorët, si një lojë të mrekullueshme.

“Ishte një lojë e mrekullueshme. Ne i dinim cilësitë e lojtarëve anglezë dhe gjithmonë u përpoqëm t’u përgjigjeshim atyre. Unë jam krenar për atë që ka bërë kjo skuadër dhe shpresoj se ata mund të shkojnë sa më larg që të jetë e mundur.”,- është shprehur Giroud, në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!