Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Muçi është “mister 2.5 milionë”/ Trabzonspor publikon rrogën e shkëlqyer të yllit shqiptar

schedule11:54 - 6 Qershor, 2026

schedule 11:54 - 6 Qershor, 2026

Marrëveshja ishte arritur që më parë.

Ernest Muçi e meritoi plotësisht që Trabzonspori të investonte për të, dhe për paraqitjen e shkëlqyer në sezonin që sapo u mbyll, do të marrë edhe shpërblimin.

E përditshmja kryesore sportive e Stambollit, “Fanatik” shkruan se rroga e shqiptarit sipas kontratës së re arrin në 2.5 milionë euro në sezon, ku natyrisht duhet të llogariten edhe taksat që aplikohen në Turqi.



Akordi mes palëve është 3-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Sipas gazetës turke, nëse Trabzonspor do ta zbatonte këtë klauzolë, ylli kuqezi do të kishte pagën 2 milionë e 750 000 euro në vit.

Dihet se klubi turk pagoi në total 9.5 milionë euro për kartonin e Muçit, duke thyer rekordin historik të tij të transferimeve.

Edhe vetëm kjo tregon qartë se çfarë përshtypjeje bëri futbollisti ofensiv I kombëtares shqiptare gjatë edicionit në të cilin ishte i huazuar nga Beshiktashi.

Edhe pse u desh të priste deri në tetor, më pas ai shpërtheu me 15 gola e 9 asistë, duke thyer rekordin personal për një vit sportiv.

Nga këta ishin 11 rrjeta në Superligën turke, shtuar këtu 4 asiste, si dhe 4 realizime e 5 asistë në Kupën e Turqisë, të cilën e fitoi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!