Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Kanosje” është arrestuar në Kurbin.
Gjin Nikollaj, banues në Laç është dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane me 7 vjet e 2 muaj burg.
Nikollaj u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 95”.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali./abcnews.al


