Jeton me 12 kafshë, të cilat i ka marrë nga Shqipëria dhe i mban në shtëpinë e saj në Kanada.
Quhet Oli Pero, dhe është aktiviste për mbrojtjen e kafshëve, ndërsa në Shkodër ka strehën e saj për mbrojtjen e tyre.
Në një lidhje skype nga Kanadaja, Oli tha për “ABC e Mëngjesit” se dashuria e saj për kafshët ka lindur bashkë me të dhe se fjalë e parë që ka thënë, ishte ‘micë’.
“Dashuria për kafshët ka lindur bashkë me mua. Është dicka që buron prej shpirtit. Angazhimi im për mbrojtjen e kafshëve është dicka që e konsideroj të drejtë për shoqërinë shqiptare, duke patur parasysh se ka shumë pak ndërgjegjësim për këtë cështje.
Prej 11 vitesh kam një strehë që operon në Shkodër për mbrojtjen e kafshëve, dhe pavarësisht se jetoj në Kanada e vijoj angazhimin tim. E vizitoj Shqipërinë dy herë në vit, ku bëjmë fushata sterilizimi masiv. “Animal needs me”, heq nga rruga cdo vit thuajse 400 kafshë. Në Kanada kam sjell 12 prej tyre, i mbaj në shtëpi.” tha ajo./abcnews.al