Agjencia e transportit detar e OKB-së ka bërë të ditur se është duke verifikuar informacionet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të tregtisë globale.
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare Detare, Arsenio Dominguez, deklaroi se institucioni që ai drejton po shqyrton aktualisht njoftimet e fundit lidhur me rifillimin e qarkullimit në këtë ngushticë strategjike.
We are currently verifying the recent announcement related to the reopening of the Strait of Hormuz, in terms of its compliance with freedom of navigation for all merchant vessels and secure passage using the IMO established traffic separation scheme. pic.twitter.com/vzByXBw1tP
— Arsenio Dominguez (@IMOSecGen) April 17, 2026


