OKB: Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri mund të dyfishohet

schedule13:51 - 11 Shkurt, 2023

schedule 13:51 - 11 Shkurt, 2023

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri mund të dyfishohet, sipas një deklaratë të shefit  të ndihmës të OKB-së, Martin Griffiths.

Duke folur për Kay Burley të Sky, koordinatori i ndihmës emergjente të OKB-së, i cili ndodhet në provincën turke të Kahramanmaras, kjo është diçka shumë tronditëse.

“Ideja që këto male me rrënoja ende mbajnë njerëz, disa prej tyre ende të gjallë, shumë prej tyre të vdekur. Ne ende nuk kemi filluar të numërojmë numrin përfundimtar të njerëzve që kanë vdekur.

“Nga ana tjetër ka gjithashtu një përgjigje të jashtëzakonshme për këtë, ky është tërmeti më katastrofik në 100 vite”, tha ai.

/abcnews.al