Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres ka bërë thirrje për një “përpjekje të gjithanshme” për t’i dhënë fund racizmit gjithnjë e në rritje lidhur me pandeminë e koronavirusit.
“Pandemia po vazhdon të krijojë një cunami të urrejtjes dhe frikës ” tha Guterres të premten.
“Ndjenja e urrejtes është rritur në rrjetet sociale dhe në rrugë. Teoritë e konspiracionit anti-semitik janë përhapur kudo dhe kanë ndodhur sulme anti-muslimane të lidhura me Covid-19”.
Për më tepër, “gazetarët, punonjësit e shëndetit, punonjësit e ndihmës dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut janë epiqendra kur ata thjesht po kryejnë punët e tyre,” tha ai.
Ai bëri thirrje për “një përpjekje gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes në nivel global”, dhe u bëri thirrje “mediave, veçanërisht ndërmarrjeve të mediave sociale, të bëjnë shumë më tepër për të eleminuar thirrjet rraciste dhe gjuhën e urrejtes e të keqinformatave./abcnews.al

