OFL i dha 48 orë për pasurinë: Lidhja me Lul Berishën, kush është i shumë përfoluri Plarent Dervishaj

schedule12:14 - 6 Shkurt, 2020

schedule 12:14 - 6 Shkurt, 2020

Policia deklaroi se sot i kishin dërguar formularin e deklarimit të pasurisë dy personave të njohura në Elbasan dhe Durrës.

Abcnews.al zbuloi se bëhet fjalë për Suel Çelën dhe Plarent Dervishajn, të cilët sipas OFL kanë detyrimin që brenda 48 orësh të konfirmojnë se pasurinë e kanë vënë në mënyrë të ligjshme.

Policia tha se Dervishaj ishte nën hetim për trafik të qënieve njerëzore në Gjermani.

Kush është Plarent Dervishaj?

Ai njihet ndryshe edhe si kunati i kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha dhe thirret gjerësisht si “Lenti”.

Dervishaj ka kaluar për vite me radhë në kërkim ndërkombëtar duke u gjykuar disa herë, ndërsa në fund gjykata ka pushuar çështjet duke bërë që të shijojë lirinë.

Atentati ndaj Plarent Dervishajt ne Durres

Dervishaj njihet si një ndër njerëzit më të pushtetshëm të bandës së Durrësit nga gjykata e shkallës së parë e Krimeve të Rënda.

Dervishaj ka qenë i dënuar me “burg përjetë” në mungesë për vrasjen e Marsel Sotirit, Ilir Nelajt, Agim Rexhepit, Dritan Sallakut dhe Dritan Dishës, por ky dënim u rrëzua në Gjykatën e Lartë dhe rigjykimi në Apelin e Krimeve të Rënda i dha atij pafajësi, shkruan abcnews.al.

Gjatë fazës së gjykimit të bandës së Durrësit, Plarent Dervishaj, ka qënë në liri.

Qershorin e vitit të shkuar ai ishte objektiv i një atentati në hyrje të Durrësit, por shpëtoi prej makinës së blinduar. Dervishaj u plagos me një plumb në këmbë.

Prokuroria dyshoi se ai mund të kishte gisht në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, me të cilin udhëtonte edhe Pëllumb Muharremi i njohur si “Rrumi”, ku humbi jetën shoferi i tyre, Andi Maloku. Dyshimet e prokurorisë nuk u vërtetuan kurrë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!