Oficerët dyshues për deklarimet, Bledar Toçi merret në pyetje në ambientet e spitalit

schedule15:48 - 12 Tetor, 2019

schedule 15:48 - 12 Tetor, 2019

Abc News” zbardh rrëfimin e autorit të vrasjes në Kavajë, Bledar Toçi, dhënë mëngjesin e sotëm nga ambientet e spitalit të Durrësit. Para oficerëve të policisë gjyqësore ai deklaroi se u thirr nga Marsida pas problemeve që kishte me Haxhollin. Përplasja mes dy burrave ka ndodhur nga një distancë 2 metra, ndërsa ekspertiza do të përcaktojë numrin e saktë të plumbave në trupin e viktimës.

Polici i plagosur Bledar Toçi është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore.

Në dëshminë e tij ai ka thënë se u thirr nga Marsida pas përndjekjeve  të vazhdueshme që i bëheshin asaj nga Dritan Haxholli. Toçi nuk ka dhënë shumë detaje rreth ngjarjes.

Rrezikun për jetën e ka kaluar dhe është i aftë për të komunikuar me këdo që hyn e del nga dhoma e repartit ku është shtruar.

Pavarësisht kësaj ai nuk është transferuar në ambientet e paraburgimit pasi mjekët kanë vlerësuar se  duhet të mbahet ende në vëzhgim.

Nga hetimet e deritanishme por edhe nga dëshmitë e Bledar Toçit , rezulton se Dritan Haxholli ka qëlluar policin nga një distancë dy metër duke e lënë të plagosur. Kurse Toçi i është kundërpërgjigjur me disa të shtëna Haxhollit . Për pasojë  41 vjeçari gjeti vdekjen. Aty ndodhej Marsida Qatja dhe Xhulio Biturku kurse fqinji tjetër ishte larguar për të marrë pije dhe ushqime.

Në trupin e Haxhollit janë gjetur disa plumba, por ekspertiza mjeko ligjore do të përcaktojë  numrin e saktë të tyre. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes në banesë janë gjetur rreth 17 gëzhoja prej të cilave 16 i përkasin pistoletës së Bledar Toçit.

Sasia e madhe e gëzhojave të mbetura nga qitja me armë e policit të burgjeve, ngre dyshime se punonjësi i policisë, ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Nga hetimet mësohet gjithashtu se viktima Dritan Haxholli që prej dy javësh para se të ndodhte ngjarja ka qenë me vendim arresti me burg në mungesë për mosbindje të punonjësve të policisë dhe largim nga vendngjarja.

Abc news u përpoq të kontaktonte me Bledar Toçin në ambientet e spitalit por nga pas derës sapo ai dëgjoi se mediat po interesoheshin për të, u përgjigj se:

“Nuk ndodhet këtu por ka ikur në Tiranë”. Në këtë mënyrë ai përpiqet të shmangë interesin e mediave.

Bledar Toçi, ruhet nga dy policë të cilët ndodhen në hyrje dhe në brendësi të dhomës.

Deri tani oficerët e policisë gjyqësore nuk janë të bindur në deklarimet e Toçit dhe Marsida Qatjas, pasi sipas tyre edhe në deklaratat e fundit, ata ende vazhdojnë të japin deklarime kontradiktore, përfshirë këtu edhe ato në media./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!