Inter mesa duket e ka marrë seriozisht tranferimin në Milano të yllit të Brescias, Sandro Tonali. Mesfushori ka disa muaj që lidhet me një kalim te zikaltrit, por ende nuk ka pasur një ofertë zyrtare nga drejtuesit e Interit.
Sipas raportimit më të fundit të “Sport Mediaset”, po përgatitet një ofertë prej 40 milion eurosh për 19-vjeçarin. Mësohet se në këtë ofertë, do të jenë edhe disa bonuse shtesë për mesfushorin e Brescias.
Në garë për shërbimet e Tonalit është dhe Juventusi dhe në ditët në vazhdim, pritet një ofertë nga bardhezinjtë. Gjithsesi, vetë lojtari e ka shprehur dëshirën për të luajtur me Interin në të ardhmen. /abcnews.al