Manchester United është gati për gjysmëfinalen e Europa League kundër Sevillas, ndërsa drejtuesit e klubit anglez vazhdojnë punën në merkato për t’i plotësuar dëshirat trajnerit Solskjaer.
Një nga objektivat për mesin e fushës është Saul Niguez. 25-vjeçari është një prej pikave më të forta të Atletico Madrid.
Mediat angleze raportojnë se “Djajtë e Kuq” po përgatisin një ofertë prej 75-80 milion eurosh për shërbimet e lojtarit spanjoll.
Gjithsesi, Diego Simeone ka vendosur “bllokadën” dhe i ka kërkuar drejtuesve të mos heqin dorë nga lojtari për asnjë lloj shume. /abcnews.al