Trashëgimtari i Leo Messit te PSG mund të vijë nga Arsenali. Ky është lajmi që “Daily Mirror” ka raportuar së fundmi me sirenat pariziane në drejtim të Martin Odegaard, një ish-lojtar i Real Madrid.
Odegaard është në një formë fantastike këtë sezon me fanellën e Arsenalit. Në 43 ndeshje deri më tani me skuadrën e “topçinjve”, norvegjezi ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar 8 herë.
Interesimi i gjigantit francez ka bërë që Arsenal të mos e bëjë gjumin rehat dhe të përpiqet të nënshkruajë një rinovim kontrate me shifra maksimale për t’i mbyllur derën çdo hipoteze të mundshme lamtumire./h.ll/abcnews.al