Oda Dibrane, rrugët e Peshkopisë u mbushën me 500 artistë nga trojet shqiptare

schedule12:40 - 24 Tetor, 2018

schedule 12:40 - 24 Tetor, 2018

Festivali “Oda Dibrane” vijoi traditën edhe këtë vit për disa netë me radhë në Peshkopi dhe në Diber të Madhe. 500 artistë nga dy Dibrat krijuan atmosferë për artdashësit, por ishte grupi i Mirditës “Haziz Ndreu” ai që mori në fund çmimin e këtij festivali.

Për ditë me radhë rrugët e Peshkopisë u qarkulluan me artistë.  Më shumë se 500 vetë të ardhur nga trojet Shqipfolëse performuan në skenën e Pallatit të Kulturës “Haki Stërmilli”.

Festivali Oda Dibrane u organizua në Peshkopi dhe në Dibrën e Madhe. Natën e parë për publikun  performoi Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve nga Shqipëria.

Ajo ç’ka e bën të veçantë këtë festival është jo vetëm pjesëmarrja e të rinjve në përbërje të grupeve, por kriteret strikte sa i përket kostumografisë dhe materialeve që sjellin.

Haki Fazliu profesor i koreografisë, anëtar jurie: “Duhet kushtuar kujdes sidomos vehsjeve, përshembull nga zona të caktuara vijnë me atlete”.

Prof.i Akademisë së Arteve Zef Çoba vlerëson publikun, por thotë se festivale të tilla duhet të jenë në fokusin e Ministrisë, për shkak se këto po mbajnë gjallë folklorin.

Prof. Zef Çoba  kryetar i jurisë: “Në radhë të parë jam i kënaqur që populli i Dibrës merr pjesë me interes në netët e festivalit, dibranët e duan këtë festival”.

Drejtori i festivalit Veli Vraniçi ( mjeshtër i madh) thotë se festivali e ka arritur qëllimin ,pasi grumbullon folklorin, ritin , alegorinë, dhe lojërat popullore duke mbajtur gjallë vlerat folklorike .

Veli Vraniçi drejtor i festivalit Oda Dibrane: Ka vlera, sepse kultivon një nga vlerat më të mëdha të folklorik. Është i vetmi festival në Shqipëri që bëhet në dy shtete, dhe Dibrën e madhe”.

Në natën e fundit çmimin “Haziz Ndreu” e mori grupi i Mirditës  me rapsodin më të mirë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!