Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OBSH: Vaksina kundër Covid-19 e disponueshme në mars 2021

schedule08:59 - 10 Nëntor, 2020

schedule 08:59 - 10 Nëntor, 2020

Një vaksinë kundër COVID-19 mund të jetë  e disponueshme në mars të vitit 2021 për personat që janë më të rrezikuar, ka deklaruar një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Bruce Aylward tha se rezultatet e përkohshme nga prova e vaksinave në fazën e tretë  të Pfizer Inc ishin “shumë pozitive”.

“Ka ende shumë punë për të bërë, këto janë vetëm rezultate të përkohshme por janë rezultate shumë pozitive– dhe shpresë për të gjithë botën”, ka thënë Aylward në asamblenë e përgjithshme të OBSH-së.

Kompania Pfizer tha se vaksina e saj eksperimentale për COVID-19 ishte më shumë se 90% efektive, duke rritur shpresën kudo në botë.

Pfizer dhe BioNTech thanë se ata prisnin të kërkonin autorizimin e SHBA-së këtë muaj për përdorimin emergjent të vaksinës, duke rritur mundësinë e një vendimi rregullator që në dhjetor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!