OBSH raporton rritje të rasteve të fruthit me 79% gjatë vitit të kaluar

schedule14:27 - 20 Shkurt, 2024

schedule 14:27 - 20 Shkurt, 2024

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu sot shqetësimin për përhapjen e shpejtë të fruthit në mbarë botën, me më shumë se 306,000 raste të raportuara vitin e kaluar, një shifër që përfaqëson një rritje prej 79% në një vit.

Më shumë se gjysma e të gjitha vendeve në botë aktualisht besohet se janë në rrezik të lartë të shpërthimit të fruthit deri në fund të vitit. Dhe rreth 142 milionë fëmijë vlerësohet të jenë të ndjeshëm ndaj sëmundjes.

Fruthi është një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga një virus që prek kryesisht fëmijët. Komplikimet më serioze përfshijnë verbërinë, diarrenë dhe infeksionet e rënda të frymëmarrjes.

Të paktën 95 për qind e fëmijëve duhet të vaksinohen plotësisht kundër sëmundjes për të parandaluar shpërthimet, por normat globale të vaksinimit kanë rënë në 83 për qind.

Sipas të dhënave, 92 për qind e të gjithë fëmijëve që vdesin nga fruthi jetojnë në më pak se një të katërtën e popullsisë globale, kryesisht në vende me të ardhura shumë të ulëta.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!