Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar qeveritë evropiane se lehtësimi i kufizimeve kundër përhapjes së koronavirusit në mënyrë të shpejtë mund të sjellë rritje të tjera të rasteve siç po ndodh aktualisht në Indi.
Hans Kluge, kreu i rajonit të Evropës në OBSH është shprehur sot se relaksimi i masave shtrënguese në momentin kur ka variante më ngjitëse dhe shpërndarja ende e ulët e vaksinave mund të sjellë “një stuhi rastesh në çdo vend..”
“Situata në Indi mund të ndodhë kudo,” tha ai.
Deklaratat e Kluge vijnë në një moment kur shumë liderë evropianë kanë njoftuar këtë javë planet për të filluar heqjen graduale të kufizime anti-covid në prag të verës pavarësisht numrave.
Ai tha se ndërsa rastet e reja në rajon kanë rënë ndjeshëm, javën e kaluar për herë të parë në dy muaj nivelet e infektimeve në të gjithë rajonin “mbeten jashtëzakonisht të larta”.
Gati gjysma e të gjitha rasteve në rajon që nga janari i kaluar janë regjistruar në katër muajt e parë të këtij viti, tha ai. sb/abcnews.al/