OBSH paralajmëron: Covid-19 po rikthehet në Europë

schedule10:11 - 26 Qershor, 2020

schedule 10:11 - 26 Qershor, 2020

Evropa për shkak të heqjes së masave kufizuese, duket se do të jetë vatra më e nxehtë e infeksionit të koronavirusit. Drejtori për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, në një deklaratë për mediat është shprehur se Evropa së fundmi ka shënuar dhe numrin më të lartë të rasteve të Covid-19.

Kluge shtoi se dhjetëra vende në Evropë kanë parë rritje të shifrave dhe paralajmëroi se disa sisteme shëndetësore evropiane mund të rrezikonin sërish stërmundimin.

Javën e kaluar Evropa pa një rritje të rasteve javore për të parën herë pas shumë kohësh. Për javë të tëra ne kemi folur për rrezikun e rikthimit të virusit ndërsa vendet zbusin masat. Në disa vende të Evropës, rreziku tani është bërë një realitet”, ka thënë Kluge.

Sipas OBSH rritje të rasteve të reja me koronavirus kanë shënuar rritje në 30 shtete kryesore, ku në 11 vende, shpejtësia e transmetimit është rritur dhe kjo ka çuar në shtim domethënës rastesh që nëse lihet jashtë kontrollit do t’i çojë sërish sistemet shëndetësore në prag të kolapsit.

Më shumë se 2.6 milionë raste të Covid-19 dhe 195 mijë viktima janë raportuar në rajonin evropian të OBSH, që mbulon 54 shtete dhe shtatë territore në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore. Thuajse 20 mijë raste dhe më shumë se 700 viktima të reja regjistrohen çdo ditë në këtë rajon. Por, pavarësisht rritjes së shifrave, Kluge thotë se OBSH mendon se situata do të qetësohet në pjesën më të madhe të vendeve gjatë verës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!