OBSH në Europë: Në dimër rriten sfidat e shëndetit mendor në lidhje me pandeminë

schedule10:17 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 10:17 - 19 Dhjetor, 2020

Zyra Europiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se pret të shohë një rritje të njerëzve që luftojnë me “sfida të rënda të shëndetit mendor” gjatë muajve të ardhshëm të pandemisë.

Zyra u bëri thirrje të gjithëve që “të qëndrojnë në shtëpi” edhe nëse udhëzimet zyrtare në vendet e tyre lejojnë mbledhjet e Krishtlindjeve. Dr. Hans Kluge, drejtori i OBSH-së në Europë, përsëriti në një deklaratë se pandemia ka rezultuar në një krizë në rritje të shëndetit mendor.”

“Ne presim të shohim një numër më të madh të njerëzve që përballen me sfida më të rënda të shëndetit mendor në muajt e ardhshëm,” shtoi ai.

Në një sondazh të kryer në 25 vende të zhvilluara gjatë valës së parë të pandemisë në pranverë dhe të publikuar nga Komisioni Europian, 28% e të anketuarve raportuan se ndiheshin të vetmuar dhe 27% thanë se kishin ndjerë depresion ose ankth.

Muajt e dimrit tradicionalisht shohin një rritje të problemeve të shëndetit mendor me njerëzit që vuajnë nga Çrregullimi Afektiv Sezonal (SAD).

Europa aktualisht po lufton kundër një vale të dytë të pandemisë dhe ka vendosur nivele të ndryshme të kufizimeve, duke përfshirë bllokimet. Njerëzit janë nxitur  të kufizojnë udhëtimet, të qëndrojnë në shtëpi dhe të takojnë sa më pak njerëz që  të jetë e mundur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!