Organizata Botërore e Shëndetësisë, raportoi shifra të larta të COVID-19 në Evropë.
Që nga fillimi i pandemisë ja regjistruar më shumë se 10 miliona raste me koronavirus, ndërsa javën e kaluar u shënuan 1.5 milion të prekur.
Suedia, Italia, Spanja po shënojnë shifra të larta ditore të koronavirusit, ndërsa Belgjika ka vendosur kufizime më të ashpra të lëvizjeve.
Po ashtu edhe infeksionet vijojnë të jenë të larta edhe në Sllovaki, ndërsa vendi po përgatitet të realizojë testime në të gjithë vendin.
Në përpjekje për të ndaluar nja valë të dytë të pandemisë, shumë vende kanë ndërmarrë kufizime që kanë përfshirë të gjithë Evropën.
Franca është vendosur sërish në bllokim, ndërsa në Gjermani, më 2 nëntor do ë mbyllen baret , restorantet të paktën për një muaj.
Pasi Panttinen, ekspert për koronavirusin dhe gripin në Qendrën Evropianë për Sëmundjet në Suedi, u shpreh se bllokimet janë masa të rënda, pro të domosdoshme.
“Kur bllokimet u vendosën në fillim të vitin, u vu re një rënie e infeksionit brenda dy-tre javëve. Edhe pse masat ishin të vështira nga ana sociale dhe ekonomie, ato ndihmuan në parandalimin e përhapjes së COVID-19./abcnews.al/