Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OBSH: Koronavirusi ka “çakorduar” sistemet e shëndetësisë në 90% të vendeve të prekura

schedule18:10 - 31 Gusht, 2020

schedule 18:10 - 31 Gusht, 2020

Koronavirusi ka “çakorduar” sistemet e Shëndetësisë në thuajse të gjitha shtetet e prekura, sipas një studimi të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Të dhënat për zhvillimin e këtij studimi janë mbledhur nga agjencia mes marsit dhe qershorit.

Shumë takime rutinë dhe skanime janë anuluar, ndërsa pandemia ka ndikuar rëndë tek kujdesi i atyre në gjendje kritike, përfshirë këtu trajtimi i kancerit.

Vendet me të ardhura të mesme dhe me të ardhura të ulëta raportuan vështirësitë më të mëdha, sipas OBSH.

Në më shumë se gjysmën e vendeve, kontracepsioni dhe planifikimi familjar u prekën (68%) si dhe trajtimi i çrregullimeve të shëndetit mendor (61%) dhe trajtimi i kancerit (55%).

Ndërsa, shërbimet e urgjencës, shpëtuese të jetës u prekën në një të katërtën e vendeve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!