Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se e diela ishte dita me numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus , që nga fillimi i pandemisë. Sipas OBSH, të dielën në të gjithë botën u regjistruan 183,000 raste të reja me Covid-19 në 24 orë.
Agjencia e shëndetit të Kombeve të Bashkuara njoftoi se Brazili ishte ai që udhëhiqte me 54,771 raste i ndjekur nga SHBA-të që konfirmuan 36,617 raste të tjera dhe India me 15,400 të infektuar.
Ekspertët thanë se rritja e numrit të rasteve mund të pasqyrojë faktorë të shumtë, përfshirë testimin më të përhapur, si dhe infektimin më të gjerë.
Deri më tani, në botë numërohen mbi 9 milion të infektuar dhe 471,998 viktima. Siç duket edhe nga shifrat, vendet ku situata mbetet kritike janë SHBA, Brazil, India, Kina Rusia, etj. /abcnews.al/