OBSH: Finalja e Euro 2020 me tifozë pa maska, katastrofike

schedule15:56 - 12 Korrik, 2021

schedule 15:56 - 12 Korrik, 2021

Epidemiologia e OBSH-së, Maria Van Kerkov, shprehu shqetësimin për rritjen e rasteve dhe përhapjen e variantit Delta pas finales së djeshme Angli-Itali. Sipas saj, tifozët pa maska do të jenë burim i përhapjes së mëtejshme të virusit dhe varianteve të reja.

Van Kerkoy e përshkroi ndeshjen me më shumë se 60,000 tifozë në finalen e kampionatit europian të futbollit  “katastrofike”.

“Pandemia nuk bëri pushim sot … varianti Delta do të shfrytëzojë të pavaksinuarit dhe personat pa maska.” Katastrofike, “shtoi ajo.

Rikujtojmë se kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka mbrojtur vazhdimisht vendimin për të lejuar më shumë se 60,000 tifozë  në finale, duke thënë se do të merreshin masat e duhura.

Globalisht, shkalla e infeksioneve me koronavirus ka shënuar rritje. Javën e kaluar  janë shënuar mbi 2.6 milionë raste të reja; Europa ka përjetuar një rritje prej 30 për qind të rasteve. s.ba/abcnews.al