OBSH: Evropa po përballet me një situatë shumë të vështirë

schedule19:37 - 2 Nëntor, 2020

schedule 19:37 - 2 Nëntor, 2020

Qeveritë në Evropë po përballen me një “situatë të vështirë” për të kontrolluar numrin në rritje të rasteve të COVID-19, pasi qytetarët janë të lodhur me kufizime të reja në jetën e tyre të përditshme, ka thënë shkencëtari kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Padyshim, njerëzit janë të mërzitur dhe ata kanë të gjithë të drejtën të mërziten. Janë të lodhur”, tha Mike Ryan, gjatë një konferencë selinë e OBSH në Gjenevë.

“Por qeveritë, veçanërisht në Evropë, po përballen me një situatë shumë, shumë të vështirë. Ne duhet të zvogëlojmë përhapjen e virusit, të lehtësojmë presionin e kësaj epidemie. Opsionet e tyre janë të kufizuara, ” shtoi ai.

Shtete evropiane po përballen me një situatë kritike, ndërsa kanë rikthyer masat kufizuese, si të vetmen mënyrë për të ndalur përhapjen e Covid-19. g.v/abcnews.al