OBSH: Evropa do të regjistrojë 236,000 vdekje të tjera nga Covid deri më 1 dhjetor

schedule15:29 - 30 Gusht, 2021

schedule 15:29 - 30 Gusht, 2021

Zyrtarë të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë druhen se deri më 1 dhjetor Evropa mund të regjistrojë edhe 236,000 vdekje të tjera nga Covid-19.

“Javën e shkuar u regjistrua një rritje prej 11 për qind në numrin e vdekjeve në rajon. Pritet që të regjistrohen 236,000 vdekje në Evropë deri më 1 dhjetor,” u tha gazetarëve ditën e sotme drejtuesi i OBSH për Evropën Hans Kluge.

Deri më tani, Evropa ka regjistruar rreth 1.3 milionë vdekje nga Covid-19. Nga 53 shtetet anëtarë të OBSH Evropë, 33 kanë regjistruar një shkallë incidence më të madhe se 10 për qind në dy javët e fundit, tha Kluge.

Kluge e lidhi transmetueshmërinë në rritje me variantin Delta, lehtësimin e “tepruar” të kufizimeve anti-covid dhe udhëtimet në rritje gjatë verës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!