OBSH do të dërgojë një ekip në Kinë për të hetuar origjinën e Covid-19

schedule11:35 - 30 Qershor, 2020

schedule 11:35 - 30 Qershor, 2020

Organizata Botërore e Shëndetit do të dërgojë një ekip në Kinë për të hetuar sesi filloi pandemia, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konferencë të hënën, shkruan The Guardian.

“Zbulimi i burimit të  virusit është shumë i rëndësishëm,” tha Tedros. “Ne mund ta analizojmë më mirë virusin nëse  dimë gjithçka rreth tij, duke përfshirë mënyrën se si u përhap”.

“Ne do të dërgojmë një ekip javën tjetër në Kinë për të hulumtuar në lidhje me virusin,” tha ai.

Shkencëtarët besojnë se virusi kaloi nga kafshët te njerëzit, nga një treg i gjësë së gjallë në Wuhan./abcnews.al