OBSH: 12 persona janë vrarë në të paktën 43 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë

schedule08:59 - 18 Mars, 2022

schedule 08:59 - 18 Mars, 2022

Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 34 persona janë plagosur në të paktën 43 sulme në qendrat shëndetësore në Ukrainë, tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, sipas The Washington Post

Sulmet ndaj kujdesit shëndetësor janë një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar, pasi privojnë njerëzit nga kujdesi  i nevojshëm. Kjo është ajo që ne po shohim në Ukrainë,” tha Tedros.

Shërbimet e shëndetit mendor gjithashtu po preken shumë nga konflikti, me më shumë se 35,000 pacientë të shëndetit mendor në spitalet psikiatrike të Ukrainës dhe objektet e kujdesit afatgjatë, “të cilat po përballen me mungesa të rënda të ilaçeve, ushqimit, ngrohjes, batanijeve dhe më shumë”.

Tedros tha se lufta në Ukrainë po përkeqëson gjithashtu ndikimin e pandemisë Covid-19 në vend.

“Rënia e shkallës së testimit që nga fillimi i konfliktit do të thotë se ka të ngjarë të ketë një transmetim  të lartë. Më pak se 40% e popullsisë së rritur është vaksinuar plotësisht, tha Tedros.

OBSH ka dërguar rreth 100 tonë furnizime mjekësore në rajon, duke përfshirë “oksigjen, insulinë, furnizime kirurgjikale, dhe komplete transfuzioni gjaku, të mjaftueshme për 4,500 pacientë për një muaj, tha Tedros.

Tedros tha gjithashtu se ndërsa Ukraina është në fokusin e vëmendjes së botës, ai i kërkoi këshillit të mos harrojë se në botë ka shumë kriza të tjera duke përfshirë miliona njerëz që vuajnë ende në Afganistan. Etiopi, Siri dhe Jemen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!