Chelsea ka ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm. Fitimi i Premier League dhe Champions League, janë dy objektivat kryesore të klubit dhe një merkato e zjarrtë lehtëson gjithçka.
Frank Lampard ka përforcuar sulmin me dyshen Ziyech-Werner, teksa po përqendrohet të reparti ofensiv. Ter Stegen dhe Oblak janë dëshirat e mëdha për portën, por edhe mbrojtja ka nevojë për një lojtar cilësor.
Telegraph zbulon edhe një ndër të preferuarit e klubit anglez. Ai është Jose Gimenez, 25-vjeçari i Atletico Madrid. Uruguaiani kushton 120 milion euro për momentin, teksa ka interesim edhe nga Manchester City. /abcnews.al