Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Objektivi i Teutës, eurogoli i Vilës dhe Colubali: Martini flet hapur

schedule18:15 - 26 Janar, 2020

schedule 18:15 - 26 Janar, 2020

Teuta u rikthye te fitorja pas humbjes me Laçin dhe mposhti Bylis me eurogolin e Lorenco Vilës. Trajneri i ekipit durrsak, Edi Martini analizon ndeshjen në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, teksa komenton edhe golin e Vilës dhe sulmuesin e ri, Koulibaly.

FITORJA – “Ishte situatë jo e mirë, kishte presion ekipi pas humbjes me Laçin. I komplimentoj lojtarët, ishim në një situatë të sikletshme. E nisëm mirë, por dalja e Arapit dhe spostimi mbrapa i Aleksit na dobësoi mesfushën. Unë jam që t’i bëjmë hapat avash-avash. Nuk shoh aq larg, mendoj Tiranën. Objektivi jonë është Europa, më pas duke parë dhe duke bërë”.

GOL I VILËS – “Shkallës i uroj suksese, është një djalë i mirë dhe sportist i mirë. Nuk e prisja të ishte te Ballshi. Dëmtimi i Arapit na shkaktoi probleme, por kemi marrë një stoper që do jetë i gatshëm javën tjetër. Gol spektakolar, kur ka vlerën e tre pikëve. Eurogol dhe shumë i rëndësishëm për pikët, moralin dhe sakrificën që treguan djemtë në fushë”.

COLUBALI – “Është një lojtar që vrapon shumë. Nuk u fut sa duhet në lojë, punoi shumë, vrapoi dhe na ndihmoi në të dy fazat. Shpresoj të na ndihmojë dhe të bëhet pjesë e ngjeshur e ekipit sa më shpejt. Është shumë i shpejtë, por kemi pasur një stil tjetër loje. Ai e do topin pas shpine, do korridor, është e vështirë që ekipi t;i përshtatet, por do marrim rezultatet e duhura”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!