Fabian Ruiz është një nga futbollistët më të talentuar të Napolit. Vetëm dy gola dhe një asist, Mesfushori spanjoll nuk ka shkëlqyer shumë këtë sezon, por interesimi për të vazhdon të jetë i madh.
AS raporton se Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid janë në garë për shërbimet e 24-vjeçarit të kombëtares spanjolle (9 ndeshje dhe 1 gol).
Tre klubet iberike shpresojnë që Napoli të mos ia dalë të sigurojë kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Në kushte të tillë, presidenti De Laurentiis do të detyrohej të shiste një nga yjet e ekipit të tij dhe Fabian Ruiz mbetet në “pole”.
Skuadra e Gennaro Gattusos renditet për momentin në vend të pestë në Serie A. Napoli numëron 53 pikë, dy më pak se Atalanta e vendit të katërt, që ka luajtur një takim më shumë. /abcnews.al