Objektivi i Milan mbërrin sot në Milano, nesër vizitat mjekësore dhe firma

schedule18:00 - 1 Gusht, 2022

schedule 18:00 - 1 Gusht, 2022

Charles De Ketelaere më në fund do të zbarkojë ditën e sotme në Milano dhe nesër do të kryejë vizitat mjekësore, që i paraprijnë firmës në kontratën e re me kuqezinjtë dhe më pas zyrtarizimit.

21-vjeçari i ka kushtuar Milanit 32 milionë euro plus 3 milionë bonuse, ndërsa belgët e Club Brugge kanë ruajtur edhe 12.5% të vlerës së kartonit në rast rishitjeje.

De Ketelaere do të firmosë me kuqezinjtë deri në 30 qershor të vitit 2027, do të përfitojë 2.3 milionë euro në sezon dhe do të mbajë numrin 90-të në fanellë, të njëjtin numër që mbante te Club Brugge. /f.a/abcnews.al