Atletico Madrid ka mes shtyllave një nga portierët më të mirë në botë: Jan Oblak. Slloveni është një garanci në portë, teksa pjesë e ekipit të Diego Simeones është edhe Ivo Grbic.
25-vjeçari kroat ka nevojë për minuta dhe kampionët e Spanjës kanë vendosur ta huazojnë te Mallorca, skuadra e LaLiga.
Simeones i duhet një zëvendësues i Oblak dhe “Colchoneros” kanë hedhur sytë nga Serie A, konkretisht tek Atalanta.
GDS shkruan se objektivi është Pierluigi Gollini. “Gardiani” italian ka disa oferta, por Atletico mbetet në “pole”, teksa drejtuesit e Atalantës e vlerësojnë 17 milion euro. /abcnews.al